Dënohet me burgim të përjetshëm amerikanja që la foshnjën vetëm në shtëpi

Një nënë nga Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila e la vajzën 16-muajshe vetëm në shtëpi për 10 ditë verën e kaluar, derisa ajo vetë shkoi në pushime, është dënuar me burgim të përjetshëm

Kristel Candelario në gjykatë në Cleveland të hënën.

Një grua nga Ohio, foshnja 16-muajshe e së cilës vdiq pasi e la vetëm për më shumë se një javë derisa ajo shkoi në pushime verën e kaluar, u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.

Kristel Candelario, 32 vjeçe, u shpall fajtore për vrasje të rëndë dhe abuzim të fëmijës.

Candelario u nis për pushime më 6 qershor dhe la foshnjën e saj vetëm.

Kur u kthye më 16 qershor, ajo gjeti vajzën e saj të vdekur dhe thirri policinë, thanë autoritetet.

Vajza me emrin, Jailyn ka vdekur nga uria dhe dehidratimi i rëndë për shkak të neglizhencës pediatrike, ka thënë në gjykatë të hënën doktoresha Elizabeth Mooney, zëvendësekspertja mjekësore e qarkut Cuyahoga.

Siç raporton NBC, dokotresha ka thënë se fëmija ishte jashtëzakonisht i dehidratuar dhe i dobësuar, peshonte 13 paund, 7 paund më pak se në vizitën e saj të fundit te mjeku më pak se dy muaj më parë.

Candelario i ka thënë gjykatës të hënën se “çdo ditë kërkoj falje nga Zoti dhe nga vajza ime Jailyn”.

Ajo gjithashtu kërkoi falje nga vajza tjetër dhe nga prindërit e saj.

Avokati i Candelario, Derek Smith, ka thënë se askush nuk po përpiqej të justifikonte sjelljen e saj, por se Candelario po luftonte emocionalisht dhe ishte e dërrmuar si nënë e vetme e dy fëmijëve.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika