Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Parlamentit Peter Pellegrini, dhe ish-ministri i Jashtëm liberal, Ivan Korcok, që përkrahet prej opozitës, janë kandidatët kryesorë në mesin e nëntë garuesve në total

FOTO:RFI

Sllovakët votojnë të shtunën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në të cilat garon kampi pro Moskës kundër atij pro Kievit, meqë brenda Sllovakisë ekzistojnë pozicionime të ndryshme për luftën në Ukrainën fqinje.

Kryetari i Parlamentit Peter Pellegrini, dhe ish-ministri i Jashtëm liberal, Ivan Korcok, që përkrahet prej opozitës, janë kandidatët kryesorë në mesin e nëntë garuesve në total.

Ndonëse pozita e presidentit në këtë shtet është ceremoniale, presidenti sllovak ratifikon traktatet ndërkombëtare, emëron gjyqtarët dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, raporton Reuters.

Kreu i shtetit mund të përdorë edhe veton për ligjet e miratuara prej parlamentit.

Pellegrini përkrahet prej kryeministrit popullit Robert Fico, i cili e ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Ukrainës, në kuadër të disa komenteve që ka bërë për luftën e Rusisë ndaj atij shteti.

Korcok, në anën tjetër, është mbështetës i madh i Ukrainës, sikurse presidentja në shkuarje Zuzana Caputova.

Caputova njihet si kritike e Qeverisë, e cila ka vendosur të mos garojë për një mandat të dytë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika