Byrnes e quan Thaçin si përfaqësues të grupit të moderuar të UÇK-së, thotë se kishte mosmarrëveshje me grupin e Demaçit

Dëshmitari Shuan Byrnes tha se pas dorëheqjes së Adem Demaçit, i cili nuk pranonte të nënshkruhej marrëveshja e Rambujesë, kishte mosmarrëveshje në mes grupit të tij dhe atij të Hashim Thaçit

Dëshmitari Shuan Byrnes tha se pas dorëheqjes së Adem Demaçit, i cili nuk pranonte të nënshkruhej marrëveshja e Rambujesë, kishte mosmarrëveshje në mes grupit të tij dhe atij të Hashim Thaçit.

Byrnes tha se grupi i Thaçit ishin të mendimit se çështja me Serbinë do të mund të zgjidhej me negociata, ndërsa ai i Demaçit ishte i mendimit se Kosova duhej të çlirohej nga Serbia me luftë.

“Mosmarrëveshja më e thellë ndërmjet Thaçit e të moderuarve dhe Demaçit e grupit të tij që ai e kishte mbështetës në udhëheqjen e UÇK-së, pra problemi më i madh ishte se Demaçi besonte që liria e Kosovës dhe çlirimi i saj nga Serbia do të duhej të kryhej me forcë dhe fuqi të armës, ndërsa Thaçi dhe të moderuarit që në atë kohë kishin bërë biseda të zgjeruara me ndërkombëtarët, në ato biseda ata kishin arritur në përfundimin se Kosova mund të çlirohej nga Serbia me negociata”, tha Byrnes, përcjell Betimi për Drejtësi.

Sipas tij, grupi i Thaçit duke përdorur mjete politike, nuk donin që të sakrifikonin dhe të flijonin më shumë jetë shqiptarësh, në një konflikt që vijonte dhe kërkonin zgjidhje përmes negociatave.

Dëshmitari tha se është dakord se pas dorëheqjes së Adem Demaçit, duket se ka edhe një ndarje edhe më të madhe të grupeve të caktuara, përfshirë edhe ata që janë me militantë me Demaçin, duke përfshirë këtu edhe fraksionet më të moderuara të UÇK-së.

Pasi u bë e ditur që dëshmia e këtij dëshmitari do të vazhdojë edhe nesër, me kaq mbaroi seanca e sotme.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika