Byrnes për Kadri Veselin: Ka qenë person misterioz, na kishin thënë se ishte i respektuar në rangjet e UÇK-së

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes thotë se kishte dëgjuar që Kadri Veseli ishte person i respektuar në rangjet e UÇK-së, por që askush nuk fliste për funksionin e tij

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, tha se gjatë kohës së luftës ai kishte dëgjuar për Kadri Veselin vetëm si emër e që, sipas tij, ishte person misterioz.

Ai tha se kishte dëgjuar që Veseli ishte person i respektuar në rangjet e UÇK-së, por që askush nuk fliste për funksionin e tij.

“E kishim dëgjuar z. Veseli si emër. Ka qenë një person shumë misterioz sepse na kishin thënë, ose të paktën kishte të dhëna që ai ishte shumë i afërt me Hashim Thaçin dhe se kishin qenë miq të ngushtë që në kohën e studimeve në Universitetin e Prishtinës në fillim të 1990 dhe ai ishte një person i respektuar në rangjet e UÇK-së, por askush nuk fliste për funksionet dhe rangjet e tij”, tha ai.

Gjatë kësaj kohe, Byrnes tha se nuk ishte takuar asnjëherë me Veselin, por që ishin përhapur fjalët që merrej me veprimtari të inteligjencës.

“Unë nuk e kam njohur z. Veseli dhe as nuk e kam takuar ndonjëherë dhe si fakt as nuk e kam idenë se çfarë bënte. Ishin përhapur fjalë që ai merrej me veprimtari zbulimi apo inteligjencë”, tha ai.

Ndërsa, tha se hera e parë që është takuar me Veselin ka qenë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, konkretisht deri në qershor të 1999. Ai tha se takimin e parë e kishin pasur në Prishtinë.

“Me sa me kujtohet, ai u afrua dhe u prezantua. Tha unë jam z.Veseli. (A u prezantua për rolin?) nuk me kujtohet, por nuk ma merr mendja”, tha ai./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika