Kurti pret në takim delegatin apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë

Zyra e Kryeministrit njofton se bashkëbisedimi filloi me urimin e kryeministrit për Pashkët, i cili shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e delegatit Speich, me të cilin ndau gjithashtu kujtime dhe përshtypjet e tij nga vizita në Vatikan dhe takimin me Papa Françeskun në qershor të vitit 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe përfaqësuesin për kontakt me Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, mirëpriti sot delegatin apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë, Jean Marie Speich.

Zyra e Kryeministrit njofton se bashkëbisedimi filloi me urimin e kryeministrit për Pashkët, i cili shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e delegatit Speich, me të cilin ndau gjithashtu kujtime dhe përshtypjet e tij nga vizita në Vatikan dhe takimin me Papa Françeskun në qershor të vitit 2023.

“Ai e çmoi vullnetin e Papës për thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit. Hapjen e Misionit Special të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në janar të këtij viti, kryeministri e veçoi si një zhvillim të rëndësishëm në përafrimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kurti gjithashtu ritheksoi vullnetin e qeverisë që të punojë ngushtë me Selinë e Shenjtë në promovimin e vlerave njerëzore dhe paqes krahas raporteve dypalëshe.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika