Rrecaj: Sveçla të përgatitë profesionistë, të shtojë numrin e efektivëve në veri

Visar Rrecaj, ish-polic, teksa ka komentuar deklaratën e ministrit se në Serbi po përgatiten terroristët, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të fillojë të përgatisë profesionistë dhe të shtojë numrin e efektivëve në veri

Visar Rrecaj, ish-polic, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të fillojë të përgatisë profesionistë dhe të shtojë numrin e efektivëve në veri.

Kështu tha ai në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, teksa ka komentuar deklaratën e ministrit se në Serbi po përgatiten terroristët.

“Institucionet e sigurisë duhet t’i marrin me seriozitet secilin informacion që e kanë dhe të punojnë në terren. E pashë një deklarim të ministrit që kishte zbuluar që atje po përgatiten terrorist, do të thoja nëse atje po përgatiten terrorist, Svecla le të fillojë dhe të përgatitë profesionistë. Duhet të shtojë numrin e efektivëve atje, të bëjë sa më shumë trajnime dhe të jemi sa më gati, të mos merret shumë me deklaratat, por të merret me punë konkrete”, tha ai.

Sa i përket blerjes së armatimit, Rrecaj thotë se institucionet duhet t’i marrin me seriozitet paralajmërimet nga ana serbe se të njëjtat do të testohen.

“Armatimi i tillë dhe paralajmërimi se do të testohen duhet të merret me ma shumë seriozitet, në të njëjtën kohë mund ta kemi parasysh s e mund të jetë taktizim”.

Ai theksoi se “sulme mund të ketë, por jo edhe luftë”.

Rrecaj thotë mungon prezenca e policisë së Kosovës në pjesën veriore.

“Aktualisht, veriu është i menaxhueshëm gati sa para qeverisjes Kurti, për faktin se para tri apo katër ditësh kam kaluar në pjesën veriore deri në Banjska dhe prezencë të institucioneve tona ka pak, sidomos të prezencës së policisë në uniformë”.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.

Sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, që ata të nisin sulme agresive.

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiq mund të aktivizohen në sulme agresive”, ka thënë Sveçla për “News24”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika