Meksika i prish marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pas bastisjes në ambasadë

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i ka prishur marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin menjëherë pasi policia ekuadoriane u fut dhunshëm në ambasadën meksikane

Policia ekuadoriane futet në Ambasadën meksikane në Quito, Ekuador, e premte, 5 prill 2024. Foto: AP

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i ka prishur marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin menjëherë pasi policia ekuadoriane u fut dhunshëm në ambasadën meksikane dhe e arrestoi një ish-zëvendëspresident ekuadorian, i cili kishte kërkuar azil politik atje pasi ishte akuzuar formalisht për korrupsion.

Lopez Obrador njoftoi për prishjen e marrëdhënieve të premten në mbrëmje, pasi Policia e Ekuadorit u fut me forcë në Ambasadën meksikane në kryeqyteti ekuadorian, Quito, për ta arrestuar Jorge Glasin, i cili ishte strehuar atje prej dhjetorit.

Glas shërbeu si zëvendëspresident i Meksikës nga viti 2013 deri më 2017. Ai u lirua nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion kundër tij.

Më vonë atë vit, ai u dënua me gjashtë vjet burgim për korrupsion. Prokurorët thanë se ai i kishte marrë 13.5 milionë dollarë ryshfet.

Ai u lirua nga burgu në nëntor, por autoritetet ekuadoriane e lëshuan edhe një fletarrestim për të, pas akuzave të reja për korrupsion. Kjo e nxiti atë të kërkojë strehim në Ambasadën e Meksikës.

Policia u fut në zyrat diplomatike meksikane në kryeqytetin ekuadorian përmes dyerve të jashtme për ta arrestuar Glasin.

“Kjo nuk është e mundur. Nuk mund të ndodhë. Kjo është çmenduri”, tha shefi i konsullatës meksikane në Quito, Roberto Canseco.

“Jam shumë i shqetësuar, sepse ata mund ta vrasin atë. Nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. Kjo është jashtë çfarëdo norme”, shtoi ai.

Duke e mbrojtur vendimin e vet, Presidenca e Ekuadorit tha në një komunikatë: “Ekuadori është komb sovran dhe ne nuk do ta lëmë të lirë asnjë kriminel”.

Lopez Obrador u përgjigj ashpër, duke e cilësuar arrestimin e Glasit si “veprim autoritar” dhe “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Meksikës”.

Alicia Barcena, sekretarja e Jashtme e Meksikës, shkroi në rrjetin social X se disa diplomatë pësuan lëndime gjatë bastisjes policore, e cila, sipas saj, ishte shkelje e Konventës së Gjenevës për Marrëdhënie Diplomatike.

Godinat diplomatike cilësohen si të “paprekshme” në përputhje me traktatet e Vjenës dhe agjencitë vendëse për sundim të ligjit nuk e kanë të lejuar të futen brenda tyre pa leje paraprake nga ambasadori./REL

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika