Arrestohen tre të rinj në Gjermani, dyshohet se planifikuan sulm terrorist

Sipas hetuesve, ata akuzohen se ishin pajtuar për të kryer vrasje dhe vrasje paparamendim, si dhe për të përgatitur një varg veprimesh të dhunshme që e rrezikojnë shtetin

Disa oficerë të policisë gjermane

Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të rinj, të moshës 15 dhe 16-vjeçare, nën dyshimin se kishin planifikuar sulm terrorist në shtetin perëndimor gjerman, North Rhine-Westphalia, thanë prokurorët të premten.

Zyra Qendrore kundër Terrorizmit në këtë shtet kishte lëshuar fletarrestime për tre të rinjtë gjatë festës së pashkëve.

Të arrestuarit janë një vajzë 15-vjeçare nga Dyseldorfi, një djalë 15-vjeçar nga distrikti Markischer Kreis dhe një vajzë 16-vjeçare nga rrethina Soest, e cila ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të Dyseldorfit.

Sipas hetuesve, ata akuzohen se ishin pajtuar për të kryer vrasje me paparamendim, si dhe për të përgatitur një varg veprimesh të dhunshme që e rrezikojnë shtetin.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, të rinjtë e kishin krijuar një grup për bisedime online, por nuk kishin përpiluar plan konkret për kohën apo vendin e sulmit.

Autoritetet kanë kryer bastisje gjithashtu gjatë hetimeve ndaj tyre, sipas DPA-së.

Hetuesit “e panë rrezikun” në përgatitjet e tyre, pavarësisht se mungonte një plan specifik sulmi, sipas burimeve të DPA-së./ REL.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika