Rama: Presim krahëhapur gjithçka që vjen nga Franca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka falënderuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, pas takimit që ka mbajtur me të, për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe nxitjes për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Franca është gjithmonë e më e pranishme në Shqipëri dhe rajon me projekte të ndryshme, ndërsa u shpreh i bindur se do të kishte edhe më shumë bashkëpunim në mes të dy vendeve.

“Ka gjëra që po marrin formë, është ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku kanë nisur investime të mëdha për investimin francez për ndërtimin e dy parqeve foto voltaike të rajonit. Duam të bëjmë më shumë, jam i sigurt se do bëjmë më shumë. Do presim me krahë hapur gjithçka që vjen nga Franca. Sepse kur Franca mbërrin, nuk është vetëm një çështje parash, por njohje dhe diturie”, tha Rama.

Tutje, Rama nënvizoi edhe një virtyt për të cilin njihen shqiptarët.

“Ne shqiptarët nuk jemi të pasur apo të mëdhenj, por kemi aftësi, jemi besnikë, gjë që është unike. Nëse një ditë do keni nevojë për dikë për të qenë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”, ka shtuar Rama.

Po ashtu, edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka pasur fjalë të mëdha për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit që kishte me të në Francë.

Macron e përmendi edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, për të cilin tha se zëri i Edi Ramës është shumë i çmuar.

“Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, ku zëri juaj është i çmuar. Shkëmbimet tona të sotme do të lejojnë të vazhdojmë në këtë rrugë… për të forcuar partneritetin tonë në të gjitha fushat”, tha Macron.

Macron pas takimit me Ramën: Zëri juaj është i çmuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika