Abdixhiku: Shteti duhet të jetë mburojë për gratë, jeta e tyre nuk guxon të mbetet për mbijetesë

"Shteti duhet të jetë mburojë për gratë. Jeta e tyre nuk guxon të mbetet jetë për mbijetesë. Nga lehtësia e posedimit të armës së zjarrit, te gjendja reaktive e institucioneve tona, kushtet strehuese të grave që kërkojnë mbrotje, e gjuha denigruese ndaj grave; problemet i kemi të shumta e veprimet plotësisht të pamjaftueshme", ka deklaruar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Deokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar për rastin e vrasjes së gruas në Pejë nga burri i saj, duke thënë se ky alarm nacional nuk duhet të normalizohet vetëm me reagime.

Në një postim në Facebook, i pari i LDK-së ka thënë se femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme.

“Vrasja e grave në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Ende pa u bërë një javë, sot po zgjohemi me një lajm tjetër të trishtë. Gjyljeta Ukella, edhe një grua, sot është viktimë nga burri i saj. Kjo s’është gjendje normale, e ne nuk mund të normalizojmë këtë alarm nacional që na shfaqet para sysh nga dy herë në javë vetëm me reagime. Nuk mund të presim që cikli nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër të na normalizohet. Femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme; e asnjë deklaratë e sotme nuk e kthen dot prapa jetën e Gjyljeta Ukella”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kreu i LDK-së ka theksuar se shteti duhet të jetë mburojë për gratë dhe se jeta e tyre nuk mund të jetë vetëm për mbijetesë, teksa ka ftuar organet e rendit dhe të sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pakompromis ndaj rastit të sotëm dhe jo vetëm.

“Ftoj të gjitha organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pakompromis ndaj rastit të sotëm dhe jo vetëm. Shteti duhet të jetë mburojë për gratë. Jeta e tyre nuk guxon të mbetet jetë për mbijetesë. Nga lehtësia e posedimit të armës së zjarrit, te gjendja reaktive e institucioneve tona, kushtet strehuese të grave që kërkojnë mbrotje, e gjuha denigruese ndaj grave; problemet i kemi të shumta e veprimet plotësisht të pamjaftueshme”, ka vijuar Abdixhiku.

Sot, një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Tani të tre fëmijët e tyre janë në kujdesin e familjarëve të tyre, ndërsa i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, i vrasjes së grave në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit autoritetet ia kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në Kosovë në kujtim të grave e të vajzave të vrara.

Nesër ditë zie në Kosovë në kujtim të grave të vrara

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika