Shumica e deputetëve e mbështesin anëtarësimin e Kosovës në KiE

Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës.

Në Asamble u diskutua në lidhje me raportin e deputetes greke për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Serbia e ka kundërshtuar ashpër anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, teksa përfaqësueset serbe kanë kritikuar edhe përpiluesen e raportit, deputeten Dora Bakoyannis.

E, Bakoyannis ka thënë se gjatë punës së përgatitjes së raportit për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” dhe tha se është konfirmuar se pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Gjithashtu, deri më tani janë rrëzuar 5 amendamente nga Serbia.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika