Një hap afër anëtarësimit në KiE, Osmani: Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian

"Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e  përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë"

Presidentja Vjosa Osmani

Moment historik e ka cilësuar presidentja Vjosa Osmani, votimin pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës (KiE) nga Asambleja Parlamentare.

Osmani ka thënë se votimi i sotëm është një dëshmi e përkushtimi të vendit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

“Sot, Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian. Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuuar në këtë arritje historike! Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika