Drejtorët e mbi 30 shkollave në veri refuzojnë t’i hapin ato për votimin e shkarkimit të kryetarëve

KQZ

Rreth 33 shkolla kanë refuzuar të shërbejnë si qendra të votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri që pritet të mbahen më 21 prill.

Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Ahmeti, drejtorët e këtyre shkollave kanë refuzuar të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Në mbledhjen e KQZ-së u tha se 10 shkolla të tjera janë të qasshme.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka reaguar ashpër kundër këtyre drejtorëve për të cilët tha se duhet të ndiqen penalisht për shkak se po e pengojnë.

Sipas tij është obligim i institucioneve të Kosovës që të sigurojnë kushte për votim.

Kurteshi ka theksuar se personat e njëjtë janë nën ndikimin e “terroristëve që janë nën mentorimin e Qeverisë së Serbisë”.

“Gjithë kjo zhurmë është për humbjen e monopolit të dhunës që kanë pasur organizatat terroriste. KQZ-ja bashkë me komunat e ka për obligim ta njoftojë prokurorin në bazë të detyrës zyrtare… sipas nenit 214 të kodit penal që është pengimi i procesit të votimit, të ngritë aktakuzë dhe ti ndjekë penalisht personat që pengojnë votimin në Kosovë. Nuk duhet të heshtim në raste të tilla, kjo është një lojë shumë e rrezikshme edhe me primesa që po shifen, janë shoviniste. Ata duan të dëshmojnë, që “ne jemi Zot të objekteve publike”, ato janë objekte publike të R. Të Kosovës. Kërkoj të gjitha institucionet, kryetarët e komunave duhet të urdhërojnë hapjen e shkollave, ato duhet të hapen atë ditë”, tha Kurteshi.

Kurteshi theksoi se hapja e shkollave duhet të bëhet patjetër më 21 prill.

Lajmi ne përditësim…

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika