Gecaj: Vuçiqi është i vetëdijshëm se e gjithë bota e di, që është shkaktari i problemeve në Ballkan

"Serbia me këtë sjellje tenton të tregohet si një faktor, dërgon mesazh që unë jam faktor stabiliteti"

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj, ka thënë se kemi pasur raste edhe më herët të tentativave të Serbisë për të destabilizuar Kosovën sidomos në pjesën veriore dhe kjo e fundit është në vazhdën e atyre tentativa.

Sipas Gecajt, presidenti Aleksandër Vuçiq, është i vetëdijshëm se e gjithë bota e di, që shakatari i të gjitha problemeve në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin është Serbia.

“Nuk ka çka të humbasë më shumë mirëpo ai po i shfrytëzon këto momente, këto situata që në një moment të caktuar kur të ulen për bisedime të përfitojë sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Gecaj.

“Herë pas here këto tentative janë më të ashpra më të theksuara dhe sigurisht që kjo nisma për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës e ka frustruar edhe më tepër Vuqiqin, ai për herë të parë e humbi kontrollin për kundër faktit që mundohet të paraqesë vetën dhe Serbinë si viktimë karshi bashkësisë ndërkombëtare”, ka shtuar Gecaj.

I ftuar në emisionin “Five”, Gecaj ka folur edhe për aspektin e sigurisë, sipas tij ky është një moment frustrimi i aparatit shtetëror serb, pasojat i ndjejnë edhe tek qytetarët e Kosovës edhe tek ata serb por edhe tek shqiptarët, teksa përmendi edhe rastin e ditës së djeshme ku shumë shtetas kosovarë u mbajtën në kufijtë e Serbisë nën një trysni të jashtëzakonshme nga autoritetet serbe.

“Serbia me këtë sjellje tenton të tregohet si një faktor, dërgon mesazh që unë jam faktor stabiliteti, i dërgon mesazh bashkësisë ndërkombëtare sepse dihet që trysnia ka filluar të rritet karshi Kosovës dhe Serbisë për implementimin e marrëveshjeve të mëhershme”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika