Çka po bën Ministria e Shëndetësisë për të ndaluar shitjen online të barnave?

Gjylferije Zabeli nga Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ka pasur shumë raste ku qytetarët kanë raportuar në këtë institucion lidhur me barnat e dyshimta.

Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” ka theksuar se këto raste janë proceduar tek organet kompetente.

“MSH-ja ka raste edhe kur pranon informata, shqetësime, ankesa, pyetje, lidhur me produkte të ndryshme farmaceutike. Sipas informatave dhe raporteve që kemi pranuar nga Inspektorati Farmaceutik ka raste që janë adresuar tek organet kompetente për procedurat e mëtutjeshme, pas identifikimit të adresës së burimit të këtyre dezinformatave, Inspektorati bashkë me PK kanë kryer inspektime të veçanta dhe janë marrë masa” – tha Zabeli në “Kallxo Përnime”.

A mjaftojnë komunikatat e MSH-së për vetëdijesimin e qytetarëve për blerjet online të barnave?

“Fatkeqësisht shumë qytetarë u besojnë këtyre dezinformatave që shpërndahen shumë në rrjete sociale, mirëpo për me vu në pah të vërtetën dhe për të ofruar informata sa më të sakta për qytetarët, Ministria ka dalë edhe me komunikata e reagime e njoftime për t’i parandaluar dhe për t’i vetëdijesuar qytetarët” – shtoi tutje Zabeli.

Ndoshta nuk mjaftojnë vetëm këto që i përmenda por MSH-ja në përputhje edhe me kalendarin e ditëve botërore e javëve botërore të shëndetësisë, bën fushata të ndryshme për me i vetëdijesu qytetarët se si t’i trajtojnë sëmundjet që ata vuajnë”, – tha zyrtarja e MSH-së.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika