Pahor shprehet i gatshëm ta zëvendësojë Lajçakun

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shprehur gatishmërinë për të zëvendësuar Miroslav Lajcakun si emisar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi. Pahor ka shprehur se ka një sërë idesh për të “ringjallur” dialogun

Barut Pahor, president i Sllovenisë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është shprehur i gatshëm ta zëvendësojë, Miroslav Lajçakun, si emisar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Pahor ka njoftuar se brenda pak kohësh do t’ia përcjellin kandidaturën e tij Brukselit zyrtar.

“U jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen e tyre, madje edhe ata që mund të mos jenë përgjigjur do të kishin një koment kritik. Kështu që kam ndjenjën se e gëzoj këtë mbështetje në Slloveni, dhe kjo do të thotë shumë për mua. Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të përcillet nga zyra ime dhe Ministria e Punëve të Jashtme për në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje”, ka thënë Pahor në një intervistë për RTV Sllovenia.

Ai ka thënë se ka një serë idesh se si të “ringjallet” dialogu, i cili, sipas tij, ka ngecur.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur… Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese”, ka shtuar më tej Pahor.

Rotacioni që pritet të përfshijë postet diplomatike të Bashkimit Evropian, pritet ta prekë edhe Lajçakun, i cili prej 1 shtatorit nuk do të jetë më pjesë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika