Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së

LDK-ja në njoftim ka thënë se Besian Mustafa si zëdhënës i kësaj partie do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë

Besian Mustafa

Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës është vendosur që zëdhënës i kësaj partie të emërohet Besian Mustafa.

Besiani tashmë është në mandatin e dytë si deputet i kësaj partie.

Për Mustafën, kjo parti thotë se si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë.

“Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së LDK-së, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet z. Besian Mustafa. Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë “, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika