Sot mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Maqedoni të Veriut

Kështu elektorati shqiptar në shtetin fqinj ka dy opsione në këto zgjedhje, të votojë për koalicionin Fronti Evropian në krye me BDI-në dhe koalicionin e partive opozitare VLEN, i mbështetur nga partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen (sot) më 8 maj, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit u zhvillua më 24 prill.

Në balotazhin presidencial do të përballen presidenti aktual nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e partisë nacionaliste, VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkovka.

Sa i takon zgjedhjeve parlamentare, njëra nga partitë në garë duhet të sigurojë shumicë votash ose të paktën 61 vende në parlament, në të kundërt qeveria e re do të formohet përmes një koalicioni.

Partitë qeveritare, LSDM dhe BDI-ja, secila me koalicionet e tyre veç e veç, kanë për moto vazhdimin e rrugës europiane.

BDI-ja me “Frontin Evropian” ka vënë theksin tek rreziku nga ndikimi rus dhe serb atje.

Kështu elektorati shqiptar në shtetin fqinj ka dy opsione në këto zgjedhje, të votojë për koalicionin Fronti Evropian në krye me BDI-në dhe koalicionin e partive opozitare VLEN, i mbështetur nga partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje.

Më 8 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, përderisa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues. Dallimi në vota është 1.033, në përgjithësi për shkak të qytetarëve që arrijnë moshën madhore.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika