“Titan” sonte do të dëgjohet për herë të parë në skenën e “Eurovision 2024” në Malmo

"Titan" titullohet kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në "Eurovision". Besa Kokëdhima sonte do të ketë paraqitjen e parë skenike në Malmo të Suedisë

Besa Kokedhima, Titan

“Titan” titullohet kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. Besa Kokëdhima sonte do të ketë paraqitjen e parë skenike në Malmo të Suedisë.

Balada e kënduar nga Besa Kokëdhima në gjuhën angleze, do të jetë e dyta në radhë, në mbrëmjen që është e dyta e gjysmëfinales.

Të mërkurën [mbrëma], Besa Kokëdhima tregoi ekskluzivisht për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, jo vetëm pritshmëritë për këtë garë, por edhe paraqitjen skenike.

“Këto ditë kam qenë shumë e angazhuar, kam përjetuar emocione shumë të bukura. Jemi në një lloj disipline të hekur, kështu që nuk është gjithmonë shumë e pëlqyeshme, por jam shumë e lumtur sepse më në fund e gjithë puna që kemi bërë po vjen momenti të realizohet. Edhe koncertet që kemi realizuar për mua kanë qenë shumë emocionuese”, është shprehur ajo.

Tutje, këngëtarja tha se pritshmëria e saj e parë është që performanca jonë të jetë dinjitoze dhe në një nivel të krahasueshëm me shtete e mëdha që marrin pjesë në këtë kompeticion, të ketë një nivel të lartë artistik dhe pritshmëria që besoj e ka çdo artist pjesëmarrës është patjetër të dal në finale dhe t’i bëj të gjithë bashkëkombësit tanë krenarë.

“Një detaj që mund të zbulojmë ekskluzivisht është që veshja në mbrëmjen e 9 majit do të vishet për herë të parë në provat gjenerale dhe nuk është asnjë nga veshjet që janë realizuar provat deri tani. Nga pak na ka shijuar t’i bëjmë njerëzit pak kurioz dhe pak lëmsh fansat e Eurovizionit”, ka shtuar ajo.

 

Në gjysmëfinalen e dytë do të marrin pjesë 16 shtete, ku vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në shtetet që performojnë mbrëmjen e sotme mund të votojnë “TITAN” me kodin 2, ndërsa personat që jetojnë në shtete të tjera mund të votojnë në uebfaqen esc.vote

Finalja e madhe e Eurovision 2024 mbahet më 11 maj dhe në skenë do të ngjiten vetëm 16 përfaqësues shtetesh.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika