Musliu – Shoshi: Letra e Gërvallës është adresuar te personi i gabuar

Deputetja e PDK-së, Musliu-Shoshi ka thënë se kjo letër nuk është dashur t'i drejtohet presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos por ministres të punëve të jashtme të Lihtenshtajnit që ka udhëheqjen e Komitetit të Ministrave

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se letra e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për Asociacionin është adresuar në drejtim të gabuar.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Musliu-Shoshi ka thënë se kjo letër nuk është dashur t’i drejtohet presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, por ministres të punëve të jashtme të Lihtenshtajnit që ka udhëheqjen e Komitetit të Ministrave.

“Kemi një letër e cila përveç në përmbajtje është joprofesionale, adresimi është gabim, i drejtohet presidentit të Asamblesë Parlamentare, ai e ka kryer punën e vet. Nuk ka asnjë anë protokollare, i drejtohet personit të gabuar, kur është një proces i përfunduar në asamble, është dashur t’i drejtohet ministres të punëve të jashtme të Lihtenshtajnit që ka udhëheqjen e Komitetit të Ministrave”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Ajo e ka cilësuar letrën e Gërvallës mashtrim për qytetarët e Kosovës.

“Kemi një letër që vjen nga Gërvalla e cila më shumë ishte e interesuar të merrej me luftën hibride të Rusisë në rajon e më gjerë, sesa të merrej me anëtarësimin në KiE”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, dje, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Kjo është bërë e ditur në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Ajo ka njoftuar se në Kushtetuese do ta çojnë një draftstatut të përgatitur nga vetë qeveria dhe jo draftin evropian.

May be an image of text

Sipas letrës së Gërvallës, qeveria po punon në një draftstatut të inspiruar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).

May be an image of text

Mirëpo, kjo letër e Gërvallës është kritikuar shumë si nga opozita e shoqëria civile po ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe është konsideruar shumë e vonuar për anëtarësim të Kosovës në KiE.

Gjithashtu, edhe Presidenca e Kosovës ka reaguar për letrën e Gërvallës duke thënë se nuk janë koordinuar me Presidenten Osmani.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika