11 persona të përfshirë në rastin e plagosjes në Prizren

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e së mërkurës në Prizren.

Sipas Policisë, një person është plagosur me armë zjarri e një tjetër është lënduar me mjete të forta, pas një mosmarrëveshjeje mes 11 personash.

Rastin në polici e ka njoftuar një burrë i cili ka deklaruar bashkë me dy viktimat se është sulmuar me armë zjarri dhe mjete të forta nga tetë persona të dyshuar.

Njëri prej tyre është arrestuar pas një bastisjeje.

Sipas raportit 24-orësh, dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja.

“Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika