Dënohet me 25 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e nënës së tij në mënyrë mizore në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 25 vjet burgim Urim Hysenin

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 25 vjet burgim Urim Hysenin, i cili akuzohej  për vrasjen e nënës së tij në mënyrë mizore.

Shpallja e këtij aktgjykimi është bërë të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, në dënimin e shqiptuar, të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 14 prill 2023, e tutje, konform neni 35 par.1 të KPRK-së.

Gjykata të akuzuarit Hyseni, krahas dënimit, i shqiptoi edhe masën e trajtimit të paraburgimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim të Institucionit të Kujdesit Shëndetësor, masë e cila do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Gjyqtarja Husaj-Rugova tha se masa e trajtimit të detyrueshëm do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 9 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, i akuzuari Urim Hyseni më 14 prill 2023, në shtëpinë e tij në Pejë, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore nënën e tij H.H., në rrethanat e përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale. Aktakuza thotë se pas një mosmarrëveshjeje në mes të akuzuarit dhe viktimës, për motive ende të panjohura, derisa gjendeshin në paradhomën e katit të parë të shtëpisë, i akuzuari në mënyrë mizore kryen vrasjen e viktimës.

Me këtë, akuzohet se ka kryer vepën penale “vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënpar. 1.3 e 1.4, lidhur me nenin 18, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal, ku dënimi parashihet me burg prej 10 vitesh deri në burgim të përjetshëm. Neni 18, paragrafi 2  dhe paragrafi 1 shpjegojnë se personi që ka paaftësi mendore dhe aftësi të zvogëluar mendore konsiderohet penalisht përgjegjës, por këto rrethana merren parasysh nga gjykata kur vendos për kohëzgjatjen dhe llojin e sanksionit ose masës së trajtimit të detyrueshëm.

Më 14 prill 2023, Policia e Kosovës kishte konfirmuar se një person dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Pejë. Më 11 maj i ishte vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi Hysenit.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika