Qëllohet për vdekje aktori amerikan, Johnny Wactor

Aktori amerikan Johnny Wactor është qëlluar për vdekje në Los Angeles nga një hajdut që po tentonte t’ia vidhte një pjesë të veturës së tij.

Siç shkruan BBC, 37-vjeçari ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi ka penguar tre burra që po tentonin të hiqnin katalizatorin nga automjeti i tij i parkuar.

Wactor – i cili më parë u shfaq në telenovelën amerikane General Hospital – u shpall i vdekur herët të shtunën.

Agjenti i tij David Shaul i tha Variety se ai ishte “aktor i shquar”.

“Pas më shumë se një dekade së bashku, ai do të lërë një zbrazëti në zemrat tona përgjithmonë.”

Nëna e Wactor Scarlett i tha NBC4 se djali i saj po kthehej në veturën e tij pas punës kur pa se një burrë po tentonte t’ia hiqte një pjesë të saj.

Duke besuar se do të tërhiqej dhe duke mos dyshuar për rrezik, ai iu afrua burrit për ta pyetur se çfarë po ndodhte, pastaj u qëllua menjëherë, tha ajo.

Incidenti ndodhi në cep të bulevardit West Pico dhe South Hope Street në qendër të Los Angelesit. Ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika