Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kujtuar kohën kur e kishte takuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova.
Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, ambasadori amerikan ka thënë se Rugova ishte një inspirim dhe mësues për të.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin atë çka përfaqësonte dhe bënte Ibrahim Rugova. I gjithë respekti im është për Ibrahim Rugovën, për atë çka ishte dhe çka bënte. Kur e takova për herë të parë, ishte këtu në Prishtinë. Po mbaja bllokun tim të shënimeve për të marrë shënime të rëndësishme. Dhe po shpresoja, po shpresoja të ma jepte një gurë sepse kjo ishte e famshme dhe shumë prej kolegëve të mi shpresonin dhe ai nuk ma dha, u theva i tëri. Shpresoja sepse kishim shumë respekt për atë çka bënte ai”, ka deklaruar Hovenier.
Ai ka shtuar se edhe në ditën e fundit të tij si ambasador në Kosovë do të vendosë lule te shtatorja e presidentit Rugova, “si shenjë respekti për të, për mënyrë se si ai i ka bërë gjërat”.
Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi”.
Pjesë e kësaj konference ishin edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema, e shumë personalitete të tjera me rëndësi.
Abdixhiku: Presidenti Rugova e konsideroi Evropën si bashkësi, e shqiptarët pjesë të tyre