Ish-menaxheri ia bllokoi këngën, reagon Tayna: Ia kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit

Pas heqjes së këngës nga YouTube, nga ish-menaxheri, ka reaguar reperja Tayna. Tayna u kërkuar falje fansave të saj për ngjarjet e fundit.

Ajo tha se duhet durim, para siç është shprehur ajo “mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël”.

Tayna përmes një postimi në Instagram në lidhje me këtë rast, është shprehur se ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit.

“I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë! Unë ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit”, është shprehur tutje ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

Tayna, rep-artistja e njohur, gjatë ditës së hënë [dje] ka shënuar rikthimin me hitin e titulluar “Si ai”, pas muajsh të tërë pauze qoftë nga daljet publike dhe lançimi i këngëve të reja. Kënga filloi të marrë hov duke u klikuar furishëm nga fansat e shumë të Taynas, duke shënuar qindra mijëra klikime në pak orë prej publikimit.

Por, siç duket ajo sërish po has në probleme me ish-menaxherin e saj prej kohësh, Rinor Hykollin.

 

Rinor Hykolli pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” kanalin në YouTube

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika