UEFA Euro 2024, Gjermania hap turneun me ndeshjen kundër Skocisë

Ndeshja hapëse e Euro 2024, Gjermani kundër Skocisë, shënon fillimin e Kampionatit Evropian të futbollit. Ndeshja do të zhvillohet të premten në orën 21:00 në Mynih, dhe është ndeshja e vetme e ditës së parë të edicionit të 17-të të kampionatit kontinental

Foto ilustruese / Betfred Insights

Nisja e Kampionatit Evropian 2024 pritet të shënohet këtë të premte me një ceremoni mbresëlënëse dhe ndeshjen e hapjes mes Gjermanisë dhe Skocisë në stadiumin e famshëm Allianz Arena në Mynih.

Ky turne, i 17-ti në historinë e futbollit evropian, do të zgjasë deri më 14 korrik dhe do të sjellë emocione të mëdha për tifozët e futbollit në të gjithë kontinentin.

Gjermania, si vendi mikpritës, ka nderin të fillojë turneun me këtë ndeshje ndaj Skocisë në Grupin A, me fillim nga ora 21:00, ku pritet të ketë rivalitet të fortë.

Kampionati po mbahet në dhjetë qytete dhe stadiume të ndryshme në Gjermani, me finalen që do të zhvillohet në stadiumin Olimpik të Berlinit më 14 korrik.

24 kombëtare të përzgjedhura janë pjesëmarrëse, duke përfshirë edhe debutimin e Gjeorgjisë, e cila për herë të parë merr pjesë në një Kampionat Evropian.

Një spektakël i vërtetë futbolli, me 51 ndeshje që do të luhen në tërësi dhe që pritet të shihen rreth 2.7 milionë shikues në stadiume.

Kombëtarja Shqiptare do të nisë aventurën e saj në turneun evropian të shtunën, kur do të përballet me Italinë në Signal Iduna Park të Dortmundit, në një ndeshje që pritet të jetë emocionuese dhe e vështirë për ekipin shqiptar. Ndeshja do të zhvillohet në orën 21:00.

EURO DUELI – Nis aventurën futbollistike në TV Dukagjini

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika