Fansi i Gold AG kërcënon me jetë Vullnet Krasniqin, reagon AGK-ja

Gazetari Vullnet Krasniqi është kërcënuar nga një person në TikTok. Ky person është nga Lugina e Preshevës dhe kërcënimet e tij lidhen me një video të publikuar ku Krasniqi dhe Gold Ag kanë qenë të ftuar në emisionin "Debat Plus". Për rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës[AGK], i cili ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar

Gazetari Vullnet Krasniqi është kërcënuar nga një person në TikTok. Për rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës[AGK], i cili ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar.

“Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q* f*miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin…Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos shko në katund, mos thirr polici…”, dëgjohet ndër të tjera duke thënë personi në video.

Kërcënimi i këtij personi vjen pasi Vullnet Krasniqi ditë më parë ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” dhe ka debatuar me këngëtarin nga Presheva, Gold Ag.

“A ta ka rrokë lemza najkan te shtëpia”, Gold Ag e ofendon rëndë gazetarin Vullnet Krasniqi

Gazetari Krasniqi ka njoftuar se është duke e raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës.

“Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika