Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, këtë të martë, ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit për lëndën e Pjetër Shalës.
Sipas njoftimit, aktgjykimi është paraparë të mbahet më 16 korrik 2024 në ora 14:00.
“Sot, më 9 korrik 2024, Trupi Gjykues i caktoi mbajtjen e seancës së shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Pjetër Shala për 16 korrik 2024 në orën 14:00”, thuhet në njoftim.
Për më shumë klikoni këtu për të parë planin e plotë të procesit.
Ndryshe, më 23 maj ishte bërë e ditur se Pjeter Shalës i ishte vazhduar paraburgimi.
Më 17 maj, gjykata konkludoi se ende ekziston rreziku që Shala të pengojë mbarëvajtjen e procedurës ose të kryejë vepra të tjera penale.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.