Mblidhet Bordi i RTK-së, Boletini: I kemi thirr të gjitha palët dhe stafin editorial

Ilustrim

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës pritet të mbajë mbledhje sot më 23.07.2024, lidhur me çështjen e publikimit të një artikulli në faqen online të transmetuesit publik, RTK, mbrëmë më 22.07.2024, i përkthyer nga mediumi boshnjak “Slobodna Bosna”, ku përmenden dy media të Kosovës, “Periskopi” dhe “Nacionale”.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, ka thënë se i kanë ftuar të gjitha palët dhe stafin editorial për të raportuar për këtë çështje.

“I kemi thirr të gjitha palët dhe stafin editorial. Do t`i dëgjojmë të gjitha palët. Ne si Bord nuk merremi me lajme, nuk shkruajmë lajme, ne jemi mbikëqyrës, po presim raporte dhe të shkruara, tash kemi me fillu mbledhjen për pak edhe i dëgjojmë palët”- ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori i televizioneve RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4, Rilind Gërvalla, para mbledhjes tha “nuk e di për çka jena mbledh, pas mbledhjes kena me u pronocu”.

Ai është pyetur nëse e ka lexuar këtë lajm.

“Na nuk lexojmë, na prodhojmë lajme”- u shpreh ai.

Ndërsa anëtari nga komuniteti serb, Radojica Mrdjinac, tha se “pas mbledhjes deklarohem, nuk i kam pa lajmet”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se denoncon fushatën e rrezikshme akuzuese të deputetëve të LVV-së kundër “Periskopit” dhe “Nacionales”.

Asociacioni, në një reagim në Facebook, ka thënë se është alarmuar me fushatën e re të Lëvizjes Vetëvendosje kundër mediave në Kosovë.

Sipas AGK-së, deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba dhe Dimal Basha, kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna”, që në shqip përkthehet si “Bosnja e Lirë”, nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë.

AGK tha se sipas tyre mediat “Janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.

Po ashtu, Asociacioni tha se deputeti Zyba në një status në Facebook ka thënë se dy medieve të Kosovës iu përmendën emra, “Periskopit” dhe “Nacionales”.

AGK tha se të dy deputetët, Zyba e Basha, eksponentë të tjerë të Vetëvendosjes kanë shpërndarë një artikull të publikuar në faqen online të transmetuesit publik, RTK, që pa autor, ka përkthyer tekstin e mediumit boshnjak.

“Shkrimi i “Slobodna Bosna”, bazohet në burime dhe në deklaratat e një individi kontrovers, me emrin Boban Bogdanoviq, që thotë se është disident politik serb” – tha AGK./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika