“Kjo seancë vazhdon në orën 13:00”, kështu ka deklaruar kryeparlamentari Konjufca për fillimin e seancës së sotme, por ende nuk ka filluar.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, kishte thënë se është e nevojshme që deputetët të marrin pushim pas situatës së krijuar, pasi opozita kishte bllokuar punimet e seancës.
Tahiri – veteranëve: Jemi përkrah jush, s’do të ketë seancë pa u zgjidhur çështja juaj
Pas përfundimit të konsultimit midis kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe shefave të grupeve parlamentare të partive politike, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se qëndrojnë përkrah veteranëve.
Sipas tij, “nuk mund të ketë normalitet dhe seanca normale, pa u zgjidhur çështja e veteranëve.
“Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet, që qeveria së bashku me ju dhe me Komisionin për Buxhet dhe Financave të mblidhen dhe të arrijnë ta gjejmë një zgjidhje për përfshirjen e kategorisë së veteranëve në kuadër të pagës minimale”, ka thënë ai, teksa shtoi se “jemi përkrah jush”.
Ai ka theksuar se si parti opozitare nuk do të lejojnë që të vazhdohet seanca më tutje.
“Nuk do të lejojmë që seanca të vazhdohet më tutje pa u ulur përfaqësuesit e organizatave të luftës së bashku me qeverinë që ta gjejnë një zgjidhje që të përcaktohet pensioni i veteranit. Kjo është një kërkesë e dinjitetshme e juaja, të cilën ne si përfaqësues të qytetarëve do ta mbrojmë”.
Ai ka kërkuar nga qeveria dhe mazhoranca që të reflektojnë.
“Është e turpshme për një vend që në 23-vjetorin e çlirimit të nxirren veteranët e luftës që të protestojnë”, ka thënë Tahiri.
Opozita bllokon foltoren, Konjufca thërret kryetarët e grupeve parlamentare për konsultim