Aeroporti i Shkupit pas incidentit me Osmanin: Kontrolli i sigurisë ishte ligjor e i detyrueshëm

Aeroporti i Shkupit ka thënë se veprimet e sigurisë ndaj presidentes Vjosa Osmani ishin në përputhje me ligjet, duke theksuar se kontrollet për pasagjerët, përfshirë ata në pjesën VIP, janë të detyrueshme sipas legjislacionit të aviacionit civil

Foto ilustrim

Kompania e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit, TAV, në reagimin e saj pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se siguria e pasagjerëve nuk është rrezikuar dhe se veprimet e tyre kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi.

Në reagim thuhet se sipas legjislacionit në fuqi, ata e kanë obligim që të kryejnë kontrolle për të gjithë pasagjerët.

“TAV Maqedonia informon se në pajtim me Ligjin për Aviacionin dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare lidhur me sigurinë e aviacionit civil … operatori i aeroportit e ka detyrim ligjor të kryejë kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave”, thuhet në reagim, transmeton RTV21 Maqedoni. 

Po ashtu, nga ana e tyre thuhet se edhe pasagjerët që udhëtojnë nëpër pjesën VIP janë gjithashtu subjekt i kontrolleve.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika