Kurti viziton Maqedoninë e Veriut, pritet të takohet me Mickoskin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut për një takim bilateral me kryeministrin Hristjan Mickoski, për të diskutuar raportet bilaterale dhe projektet infrastrukturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministra, këtë të hënë do të zhvillojnë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Atje, kryeministri Kurti do të ketë një takim bilateral me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski.

Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar të dielën zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë Kryeziu.

Kjo vizitë e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca ka thënë se stafi i aeroportit kanë tentuar t’ia marrin telefonin.

Kurti të hënën në vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika