Mickoski për incidentin e Osmanit: S’duam të përsëritet, herën tjetër do ta pres personalisht në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka shprehur keqardhje për incidentin e fundit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit, duke theksuar që në të ardhmen, kur të lajmërohet me kohë, do ta presë personalisht presidenten Osmani për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, 5 gusht 2024.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është gjithmonë e mirëpritur në vendin e tij, duke shprehur keqardhje për incidentin e fundit në Aeroportin e Shkupit.

Ai ka theksuar se kur të lajmërohet në kohë, herën tjetër do të jetë i pranishëm në Aeroportin e Shkupit për ta pritur personalisht presidenten Osmani.

Gjatë një konference për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe ka shprehur angazhimin e tij për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen.

“I hapëm edhe temat që për dy shtetet në nivel politik janë të rëndësishme, veçanërisht ngjarja e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e Kosovës, po ashtu nga të pranishmit u nënvizua se sipas informacioneve që i kemi nga aeroporti TAV, është se ndiqen standardet e qarta dhe procedurat ndërkombëtarë kur kemi fluturime komerciale dhe se në këto procedura nënshtrohem edhe unë si kryeministër, presidentja dhe të gjithë personat zyrtar që kalojnë pjesën VIP, të cilën unë nuk e përdori, por kalojë si qytetarët e rëndomtë”, ka theksuar kryeministri Mickoski.

“Por, kjo për ne shkaktoi në një ndjenjë që na vjen keq, dhe nuk duam të përsëritet. Unë personalisht theksova se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur, si dhe qytetarët e Kosovës, dhe herën e ardhshme kur marrë informatën në kohë, do të kem kënaqësi ta pres si nikoqir në Aeroportin e Shkupit dhe bashkë me mua ta shoqërojë në kohën që do ta kalojë në Aeroportin e Shkupit, që t’u shmangemi këtyre incidenteve dhe veçanërisht sjelljeve te individëve, që është problemi i yni brendshëm, që do ta zgjidhim brenda shtetit tonë”, ka deklaruar tutje ai, raporton Dukagjini.

Ai ndër të tjera ka deklaruar se me Kosovën si qeveri duan të kenë marrëdhënie të mira dhe të frytshme dhe nuk sheh arsye pse kjo të mos ndodhë në të ardhmen.

Incidenti i Osmanit në aeroport nuk ishte provokim, thotë Kurti nga Shkupi

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika