Arrestohet një i mitur në Prizren, shpërndante në rrjete sociale përmbajtje të keqpërdorimit seksual

Një i mitur është arrestuar në Prizren për shpërndarjen e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit seksual në rrjete sociale, dhe është liruar pas intervistimit nga prokurori

Ilustrim

Një i mitur është arrestuar në Prizren për shkak se shpërndante në rrjete sociale materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësitet relevante pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin e mitur, pasi i njëjti në vazhdimësi në rrjete sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika