Përurohet objekti i ri i Gjykatës në Gjakovë, Kurti: Shtyllë e rëndësishme e drejtësisë

FOTO:EO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë prerë shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Kurti pas përurimit të objektit të ri, ka thënë se kjo gjykatë do të jetë shtyllë e rëndësishme e drejtësisë, jo vetëm në këtë qytet, por në tërë Kosovën.

Kurti ka thënë se Gjykata ka kushte të mira pune e pajisje moderne, ku secili nga 18 gjyqtarët ka zyrën e vet.

Tutje, ai ka treguar se për këtë objekt janë investuar rreth dy milionë euro dhe se ndërtimi i tij ka filluar në 2015.

“ Kjo gjykatë do ta paraqesë një shtyllë të rëndësishme të shtetit të drejtësisë. U mirëpritëm nga kryetari, i cili na paraqiti hapësirat e reja të cilat janë të lidhura me nxemjet qendrore dhe kanë klimatizim të mirë. Secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë. Ndriçimi është i përshtatshëm për punë, pajisjet janë moderne dhe kushtet e mira. Është lajm i mirë për të gjithë. Isha edhe me deputeten Kusari-Lila dhe deputetin Batusha që të sigurohemi të kemi një ndërtesë që qytetarët e Gjakovës të kenë ku të drejtohen për drejtësi. Kjo ndërtesë ka nisur në vitin 2015, por është zvarritur shumë gjatë. Në këto tri vite kemi punuar me shumë zell, kemi investuar diku dy milionë euro”, ka thënë Kurti, raporton EO.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika