Kurti tha se ka rritje të punësimit, Bajrami i nxjerr shifrat: S’ka kurrfarë lulëzimi

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë ditës tha se për tri vjet është rritur numri i të punësuarve për 20 për qind.

Bajrami i ka thënë Kurtit që t’i pyetë ekonomistët që i ka në kabinet, se “cila teori apo praktikë të çon të krijimi enorm i vendeve të punës kur rritja ekonomike është 4.3% (20222); 3.3% (2023) dhe pret me pasë rritje max 3.9 (2024)?”

“Qysh ka mundësi me lulëzu punësimi kryeministër kur eksporti në vitin 2023 ka qënë vetëm 819 milionë euro, ndërsa importi ka qënë 5.7 milardë euro, dmth, deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro?”, ka pyetur ajo.

Tutje, ajo ka kritikuar qeverinë se ka mungesë investimesh kapitale e private, duke akuzuar Kurtin se po përdor të dhënat e ATK-së për propagandë, pasi sipas saj këto të dhëna nuk paraqesin punësimin real.

“Qysh ka mundësi me lulëzu punësimi kryeministër kur eksporti në vitin 2023 ka qënë vetëm 819 milionë euro, ndërsa importi ka qënë 5.7 milardë euro, dmth, deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro? Qysh po u krijokan vende punë kryeministër kur investimet kapitale gjatë mandatit tënd janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie?

Të dhanat e ATK-së mundesh me i përdorë për propagandë, por ato nuk paraqesin punësim real sepse në ATK-ja të punësuar ta qet edhe atë që punon dy ditë në muaj dhe ta llogaritë si të punësuar dy, tri herë secilin që i ka dy, respektivisht tri puna”, ka vijuar ajo.

Ajo ka publikuar disa të dhëna nga Trusti, ku siç thotë ajo, këtu janë shifrat e sakta të të punësuarve.

“Të dhënat e sakta të punësimit janë ato në Trust-it, të punësuar janë ata që për 12 muaj paguajnë kontribute dhe sipas Trust-it, raporti vjetor për vitin 2023 në Kosovë janë kriju:

2020 – 10 179 vende pune (pandemi),

2021 – 16 877 vende pune,

2022 -15 833 vende pune,

2023 – 12 551 vende pune”.

Ndryshe, sot, Kurti, ka thënë se krahasuar me tri vjet më parë punësimi në Kosovë është rritur për 20 për qind.

Ai ka thënë se Qeveria është e përkushtuar ta mbështesë sektorin privat, të cilin e ka cilësuar faktor të rëndësishëm të punësimit dhe rritjes ekonomike.

Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur falë mbështetjes qeveritare

 

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika