Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së flet para se të intervistohet nga ZPS

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sokol Dobruna në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini është deklaruar para se të intervistohet nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në selinë kryesore të EULEX-it.

Ai ka thënë se sot nuk e di se në çfarë cilësie do të intervistohet teksa ka treguar se herën e parë kur u ftua për intervistim u pyet për ecuritë e themelimit të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.

“Në përgjithësi më kanë pyetur për ecuritë e themelimit të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, të shtabit të Përgjitshëm, për të cilin i kam dhënë përgjigje në përgjithësi për veprimtarinë e gjykatës, paraprakisht për themelimin e saj sepse gjykata ushtarake është themeluar sic kam deklaruar më parë më 16 dhjetor dhe përgatitja për të vepruar si gjykatë e rregullt është dashur që të sigurojmë këto kodet, kodin penal dhe të procedurës penale, dhe të ekzekutimit të këtyre sanksioneve penale. Ka zgjatur diku shumë pak kohë sepse diku ka marsi veç është ndërprerë puna efektive, kemi pasë vetëm dy raste. Njëri ka qenë rasti i dezertimit pas të cilit edhe afro një mijë ushtarë kanë dezertu”, ka deklaruar Dobruna.

Lexo edhe: Sokol Dobruna ftohet për intervistim nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika