Ministrja Gërvalla takon homologen sllovene, në fokus forcimi i Partneritetit Strategjik midis Kosovës dhe Sllovenisë

Në margjinat e Forumit të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Gërvalla e falënderoi për ftesën dhe organizimin e shkëlqyer të Forumit të Bledit, duke theksuar se ky forum po luan një rol të madh në avancimin e dialogut dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në qendër të diskutimeve ishte roli i Sllovenisë gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, i cili përkon me debatin e Asamblesë së Përgjithshme të shtatorit, kur liderët botërorë do të mblidhen në Nju Jork.

“Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj sllovene diskutuan gjithashtu për marrëveshjet ndërshtetërore, njohjen reciproke të patentave të shoferëve, zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës,” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika