Osmani: Në asnjë moment Amerika nuk po kërkon që ta mbajmë urën e mbyllur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ShBA-të nuk kanë kërkuar që ta mbajnë Urën e Ibrit të mbyllur.

Osmani e ftuar në “Kallxo Përnime”, ka thënë se Amerika po kërkon që të vendosin datën e hapjes së urës së bashku.

“Amerika po kërkon që të ulemi bashkë, punojmë bashkë, vendosim datën bashkë duke u bazu në vlerësimet e përbashkëta të sigurisë, e unë këtë kërkesë për koordinim nuk e konsideroj si nënshtrim sepse historia e dëshmon. Kërkesa është që të punojmë bashkë që në mënyrë kur të hapet ura të jetë storje suksesi, afatgjate,” tha Osmani.

Presidentja tha se e papranueshme ka qenë për të që cështja e urës të diskutohet me Serbinë në Bruksel.

“Angazhimi im këto javë ka qenë në një drejtim të vecantë, fillimisht partnerët kërkonin që cështja e urës të diskutohet me Serbinë në Bruksel, për mua kjo ka qenë e papranueshme sepse cështja e urës është mbyllur në dy marrëveshje e një plan implementimi, aty nuk ka rol për Serbinë.”

“E kuptoj frustrimin e qytetarëve. Ura nuk është dashtë më u mbyll kurrë. Ata që na kanë çliru, jo me i pyet , por me u koordinu bashkë me ta, edhe shtetet me të mëdha ulen me shtetet e vogla e i dakordojnë disa gjëra. Jemi shtet siguria e të cilit varet edhe nga partnerët tanë. Është në interes të Kosovës që ne ta kemi NATO-n këtu dhe që Amerika të na përkrahë, nuk është nënshtrim”- tha ajo.”

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Të fundit nga rubrika