Konjufca takon Shefin e ri të Zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet në vend

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Në njoftim thuhet se takimi u fokusua në diskutimin e zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian.

“Kryetari Konjufca pasi i uroi detyrën e re, e njoftoi ambasadorin Orav përkitazi me punën e deritashme të Legjislaturës VIII, përfshirë miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, si dhe ritheksoi përkushtimin e legjislativit në vazhdimin e reformave të nevojshme, duke nënvizuar se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret dhe është në pritje të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së. Ai po ashtu e falënderoi ambasadorin Orav për mbështetjen e BE-së ndaj Kosovës, sidomos në fushat e sundimit të ligjit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.”

Po ashtu thuhet se Konjufca dhe ambasadori Orav shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika