Gjermania nis kontrollet kufitare në të gjithë vendin

Gjermania do të rifillojë kontrollet e plota kufitare për të gjithë kufijtë, për shkak të mbingarkimit të sistemit të azilit dhe fluksit të migrimit të parregullt, një masë që sfidon parimet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen

Oficerët e policisë federale gjermane kontrollojnë një furgon në pikë kalimin kufitar austriako-gjerman, Kiefersfelden, 2023, AP.

Policia gjermane do të nisë monitorimin e të gjithë kufijve tokësorë të vendit duke filluar nga e hëna, 16 shtator, një vendim që shënon një ndryshim të madh në zonën Shengen.

Deri tani, kontrollet kufitare përfshinin vetëm kufijtë lindorë dhe jugorë, por tashmë për një periudhë gjashtëmujore do të monitorohen edhe kufijtë veriorë dhe perëndimorë, përfshirë Danimarkën, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Francën.

Vendimi është justifikuar nga ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, për shkak të mbingarkimit të sistemit të azilit dhe fluksit të migrimit të parregullt.

Edhe pse kufijtë e brendshëm të Shengenit janë krijuar për të garantuar lëvizjen e lirë, disa shtete anëtare kanë zgjeruar kontrollet në vitet e fundit, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, me arsyetime të ndryshme, si terrorizmi dhe migrimi.

Këto masa kanë ngjallur debat në nivelin e BE-së, me Komisionin Evropian që nënvizon se kontrollet duhet të mbeten “zgjidhja e fundit” dhe të jenë të përkohshme, raporton DW.

Megjithatë, praktikat e kontrollit kufitar janë shtrirë në mënyrë të përsëritur në disa vende anëtare, veçanërisht pas sulmeve terroriste dhe pandemisë COVID-19.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika