Dy të lënduar e pesë të arrestuar nga përleshja mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Dukagjinin se dy persona janë lënduar si pasojë e përleshjes që ka ndodhur sot mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë.

Gjithashtu, Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë rast deri më tani janë arrestuar pesë persona.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me  ç ‘rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Përleshja ka ndodhur mes tifozërisë “Pampurat” të skuadrës së Fushë Kosovës dhe tifozërisë “Forca” të skuadrës së Vushtrrisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika