Mushkolaj: Interesante si Dejona Mihali që nuk ka funksion në Institucione, është kaq e rëndësishme

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka raste kur e ka sulmuar direkt nga holli i Kuvendit Prokurorinë Speciale, lidhur me rastet e ndryshme, e veçmas atë të Nagip Krasniqit, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës në KEK.

Mushkolaj në “Debat Plus” deklaroi se është “interesante” se si Dejona Mihali, e cila nuk ka funksione qoftë Qeveri apo ndërmarrje publike, është kaq e “rëndësishme” saqë të jetë si dëshmitare ndaj hetimeve që po zhvillohen ndaj Nagip Krasniqit.

“Zonjës Mihale, është shumë interesant se si kjo zonjë e cila nuk ka kurrfarë funksioni në Institucionet e Kosovës, po na del kaq e rëndësishme. Nuk ka funksion as në qeveri, as në kompani publike, zyrtarisht ka funksion vetëm në LVV-në. Qysh del se kjo zonjë, si një person dëshmitare  në hetimin ndaj rastit të Nagip Krasniqit. Kush është kjo zonjë, e që të ndikojë në tenderët e kompanive të mëdha publike siç është KEKu” deklaroi ai.

“Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje edhe me premtimin se kur vijmë në pushtet, kemi me çkap sistemin e drejtësisë. Albin Kurti e ka sulmuar prokurorinë direkt nga kuvendi për rastin e KEKut, Nagip Krasniqit. Kjo është gjë jo e duhur për shkak se nuk ka asnjë përfundim në rastin e KEK-ut. Nuk duhet të dalë kryeministri të sulmojë Prokurorinë kur nuk dihet epilogu i çështjes. Nuk duhet kjo çasje. Ky sistem i drejtësisë është tregu i mirë kur ka qenë në favor të Vetëvendosjes. Rasti i Gjykatës Kushtetueses për rrëzimin e ish-kryeministrit Hoti, ka qenë okej. Kjo prokurori speciale dhe plot këto raste, kur Ministria e Punëve të Brendshme po i bën publike si luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokuroria Speciale po i inicon rastin”, deklaroi Mushkolaj.

Ai shtoi se pavarësisht se kush e qeverisë dhe është në pushtet, nuk duhet të ketë “çasje dyfytyrëshe e hipokrite” ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

“Pushteti cilido qoftë ai, nuk mund të ketë çasje dyfytyrëshe hipokrite karshi sistemit të drejtësisë. Ose është i mirë ose është i keq, nëse është i keq provo me reformë, këta kanë provuar me reformu, por i kanë bërë ligjet e këqija. Ligje që janë rikthyer nga Kushtetuesja, provojnë sërish. I miratojnë në mbledhje të qeverisë dhe kthehen në parlament”, deklaroi Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika