Policia e Kosovës bllokon pjesërisht urën që lidh Kosovën e Serbinë mbi Ujman

Në muajin shkurt të këtij viti, Televizioni Dukagjini kishte raportuar për urën që lidh Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit, urë kjo e cila ndonëse nuk është pikë kufitare, nuk ka pasur patrullim. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se kjo urë po bllokohet pjesërisht me qëllim të parandalimit të kontrabandës

Ura që lidh Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit është bllokuar pjesërisht nga Policia e Kosovës.

Në muajin shkurt të këtij viti, Televizioni Dukagjini kishte raportuar për këtë urë e cila ndonëse nuk është pikë kufitare, nuk ka pasur patrullim.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Dukagjinin se kjo urë po bllokohet pjesërisht me qëllim të parandalimit të kontrabandës.

Pamje nga ura që lidhë Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit

Kjo urë në një pjesë gjendet në Bërnjak të Kosovës, e një pjesë në Vitkovicë të Serbisë.

Pamje satelitore nga Google Earth

Në vijim, shihen pamje  të publikuara nga “Korridor” në rrjetin social “Telegram”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika