Bllokimi i urës që lidh Kosovën me Serbinë, Elshani: Ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës, ka patrullime të shtuara

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në emisionin “FIVE”, ka thënë se ura që lidh Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit është bllokuar pjesërisht nga Policia e Kosovës, por jo për vetura

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në emisionin “FIVE”

Ura që lidh Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit është bllokuar pjesërisht nga Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në emisionin “FIVE”, ka thënë se ajo zonë ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës.

Elshani thotë se policia kufitare i ka vendosur disa bllokada, zig-zag, ku kamionët nuk do mund të kalojnë, ndërsa veturat po.

“Ka qenë dhe vazhdon të jetë zonë e kontrabandës, për arsyee të zonës që është e papërshtatshme edhe për lëvizje sepse nuk ka rrugë të mirështruara. Kjo është në vazhdën e punës tonë, në fakt punës së policisë kufitare që ka bllokuar dhjetëra rrugë ilegale që çojnë në drejtim të Serbisë dhe që janë përdorë nga kontrabandues,” ka thënë Elshani.

Se a ka pika statike të policisë që bëjnë kontrolle rutinore, Elshani thotë që “ka patrullime të shtuara” dhe mënyra të tjera që policia e kontrollon atë zonë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika