Osmani uron Rutten: Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO-n do të forcohet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për marrjen zyrtare të detyrës. Ajo ka thënë se beson që gjatë udhëheqjes së tij, partneriteti me familjen euroatlantike do të forcohet.

“Urime Mark Rutte për marrjen zyrtarisht të detyrës si Sekretari i ri i Përgjithshëm. Jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj, partneriteti dhe bashkëpunimi ynë do të forcohen edhe më shumë”, ka shkruar presidentja në platformën X.

Rutte, i sapoemëruar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, shpalli Ukrainën si prioritet kryesor të mandatit të tij, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për këtë vend në kontekstin e sigurisë evropiane.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika