ZRRE: Nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, pritet edhe furnizim i qëndrueshëm

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe se pritet që të ketë furnizim të mjaftueshëm

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Kosova B

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se sipas legjislacionit në fuqi, shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri me 31 mars 2025, ku thuhet se rrjedhimisht nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“Andaj, kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë.”

Tutje në komunikatë thuhet se pritet që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Për më shumë, ZRRE ju njofton se pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, bazuar në realizimin e remonteve të planifikuara të njësive gjeneruese termike, si dhe në prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe një sasie të energjisë elektrike të importuar.”

LEXO EDHE: A do ketë Kosova energji elektrike gjatë dimrit?

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika