Lufta Izrael – Iran, Hyseni: Ka zhvillime shqetësuese drejt eskalimit të konfliktit

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), i ftuar në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini

Në mes të Izraelit dhe Iranit konflikti është përshkallëzuar më shumë, ku tani ka vazhduar edhe në Liban.

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), i ftuar në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini, ka thënë se këto janë zhvillime shqetësuese të cilat sipas tij mund të çojnë në eskalim të konfliktit.

“Ka zhvillim shqetësues drejt eskalimit të konfliktit, dhe bërjes së këtij konflikti së paku regjional, krejt indikacionet kanë treguar që Izraeli e ka kërkuar një gjë të tillë prej fillimit, për me çdo kusht mos të ndalet lufta dhe me çdo kusht me tentu me gjet mënyra për me mbrri Iranin,” tha Hyseni.

Hyseni thotë se pasi në Gazë të Palestinës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk mori shumë kundërpërgjigje, ai u kthye nga Hezbollahu.

“Mundësitë rriten se sa më afër Iranit më afër është edhe ndihma direkte e SHBA-ve, Netanyahu nuk ka gjetur kundërpërgjigje shumë nga Gaza dhe është kthyer nga Hezbollahu, dhe tash e ka arritë në njëfarë mënyre konfliktin deri te Irani,” shtoi Hyseni.

Ndërsa, eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Selam Hajrizi, thotë se e gjithë kjo mund të eskalojë në një konflikt të ashpër.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Selam Hajrizi

“Mund të eskalojë në një konflikt global mes Izraelit dhe Iranit, Benjamin Netanyahu nuk është hera e parë që e kërcnon Iranin se në rast sulmi Izraeli do kundërpërgjigjet në format më drastike të mundshme, as Irani nuk është hera e parë që sulmon Izraelin me sulme balistike, e kishte bërë edhe në prill por jo në këtë formë. Izraeli mund ta shfrytëzojë momentumin e kësaj periudhe të luftës që armët bërthamore të Iranit të mos vazhdojnë,” tha Hajrizi.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika