Liburn Aliu demanton shefin e tij Kurti, s’ka datë për përfundimin e autostradës së Gjilanit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha që autostrada e Gjilanit nuk është gati të përfundoj. Një natë më parë në “Debat Plus” ai gjithashtu shtoi se data që dha kryeministri Kurti është e pasaktë pasi u vë në lajthitje. Për këtë autostradë ish-ministri i këtij dikasteri Pal Lekaj thotë se arsyetimet e ministrit aktual nuk qëndrojnë

Nisi në vitin 2018-të, por autostrada Prishtinë-Gjilan nuk pritët të përfundoj së shpejti.

Këtë e ka konfirmuar një natë më parë në “Debat Plus”, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, që gjithashtu demantoi edhe shefin e tij të ekzekutivit.

 “Tek zotimi i Albin Kurti, se autostrada do të bëhet këtë vit, bile ka qenë data 28 nëntor, ka qenë gabim, ka qenë gabim që është premtuar assesi soji sepse, është vu ne lajthitje kryeministri nga vet ne si ministri,” tha Aliu në “Debat Plus”.

Madje ministri nuk pati ndonjë datë se kur mund të përfundoj e njëjta vetëm që tha se tash po punohet më intensivisht në të.

Këtë deklaratë të tij, qesharake po e quan ai që e nisi këtë autostradë, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai tha që asnjë nga arsyetimet e e Aliut, nuk vlejnë.

“Ai u thirrka që projekti në fjalë nuk është i përshtatshëm, nuk është bë elaborati i shpronësimit, dhe këto janë ato problemet që i ka has, shkoj edhe më tepër kur tha që urat nuk kanë qenë të projektuara,” tha Lekaj.

Ish-ministri e sfidoi ministrin aktual në lidhje më këtë autostradë.

 “I them ministrit, kur do e sfidoj që  ta shohim projektin, ta shohim elaboratin e shpronësimit, ta shohim trasenë, dhe ku janë ngecjet, buxheti ka qenë i projektum, me qarkore buxhetore, gjitha kanë ekzistuar, por ja që vullneti i tyre nuk është që të përfundojnë rrugët që janë të shumta,” shtoi Lekaj.

I njëjti tha se në këtë rrugë, nuk ka punë më shumë se 12 muaj.

Kështu eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj fajin ia hedh Ministrisë, që nuk bëjnë presion tek kompanitë që kanë marrë punën, pasi sipas tij, ato janë që nuk po përmbushin obligimet e tyre sipas kontratave.

“Secila kompani që bënë vonesa dhe nuk e respekton gentogramin, hin në listë të zezë, tek në nuk ka listë të zezë, tek këta ka vonesa pa arsyeshmëri, në qoftë se ai ju thotë juve mediave që se për shkak të terenit i ka dal një gur, me ato i rren katunarin e shkret, se nuk merret vesh me ndërtim se mu nuk mundet me më rrejt,” u shpreh Dedaj.

Lidhur me kohën e përfundimit të kësaj autostrade ishin dhënë data të ndryshme, edhe në kohën e Qeverisë udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj por edhe qeveri të kaluara.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika