Prokuroria Themelore e Kosovës nis hetimet për pasaportën diplomatike të Valdrin Sahitit

Dizejnatori shqiptar, Valdrin Sahiti, javë më parë ka bërë të ditur se është pajisur me pasaportë diplomatike. Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha ka bërë të ditur se ka parashtruar një kërkesë në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për inicimin e një hetimi mbi mënyrën e pajisjes me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahiti

Presidenetja Osmani ka pajisur dizejnatorin me pasaport diplomatike ?

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka parashtruar një kërkesë në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për inicimin e një hetimi mbi mënyrën e pajisjes me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit.

Në dokumentin e postuar, bëhet e ditur se parashtresën e tij e kanë dërguar në kompetencë të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi ajo prokurori ka kompetencë për ta hetuar këtë rast.

“Lidhur me këtë, ju njoftojmë se parashtresën e juaj, ia kemi dërguar në kompetencë Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi ajo prokurori ka kompetencë për t’i zhvilluar hetimet”, thuhet në njoftimin me shkrim që Berisha ka marrë nga zyra e Prokurorit të shtetit, në kuadër të Kryeprokurporisë.

Sipas Berishës, i mbetet institucioneve të drejtësisë të konsiderojnë nëse shitja e fustaneve konsiderohet interes i jashtëzakonshëm shtetëror.

 

Kërkesa për pasaportën diplomatike

Lidhur më këtë çështje, Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, kishte deklaruar se presidentja nuk ka kompetencë për të lëshuar pasaporta diplomatike.

“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, ishte shprehur Kupina.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika